DETAJE/Qëlloi me armë ndërsa ishte në arrest shtëpie, i arrestuari vëllai i...

DETAJE/Qëlloi me armë ndërsa ishte në arrest shtëpie, i arrestuari vëllai i ish-zyrtarit të njohur

118
0
Shares

Zbulohen detaje nga arrestimi i 48-vjecarit sot në kryeqytet. Më herët raportuam se personi i arrestuar u kap  pasi qëlloi me armë që e mbante pa leje, ndërkohë që kishte thyer masen e arrestit te shtepise.

Bëhet fjalë për Altin Isaraj, vëllai i ish-Drejtorit të Transporti Rrugor Arben Isaraj. Ai dha dorëheqjen vitin e kaluar pasi vëllai i tij u arrestua për trafik droge.

Ky i fundit theu masën e sigurisë të caktuar nga gjykata  me “arrest shtëpie”, ndërsa qëlloi me armë në ajër nga një makinë.

Policia gjithashtu sekuestroi në cilësinë e provës materiale një pistoletë dhe disa fishekë. Kanë qenë qytetarët që kanë njoftuar policinë dhe më pas  blutë e kryeqytetit bënë të mundur kapjen e vëllait të ish- drejtorit të Transportit Rrugor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY