Shtyhet për të gjashtën herë seanca për Shullazin, çfarë ndodhi sot

Shtyhet për të gjashtën herë seanca për Shullazin, çfarë ndodhi sot

48
0
Shares

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka shtyrë për të gjashtën herë seancën ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij. Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e avokatit të Shullazit Vladimir Meçe.

Avokati me anë të një raporti njoftoi mungesën e tij në seancë për shkaqe shëndetësore.

Edhe radhën e kaluar seanca u shty për shkak të mungesës së avokates. Dhjetë ditë më parë  Gjykata gjobiti 10 mijë lekë avokaten Eralda Brahimasi, ndërsa rastin e mungesës vendosi t’ia referojë Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Dosja ka nisur të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda prej janarit 2019 por deri tani nuk është mbajtur asnjë seancë.

Kujtojmë se të pandehurit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela akuzohen për disa vepra të rënda penale, të kryera në periudhën 2014-2016, për të cilat rrezikojnë denime deri në 15 vite burg.

Kujtojmë se Shullazi u dënua me 14 vite burg në Gjykatën e Shkallës së Parë, Gilando Dani është dënuar 12 vite burgim, Endrit Qyqja, 10 vite burgim, Endrit Zela 10 vite burg dhe Blerim Shullazi 9 vite burg.

Veprat penale për të cilat akuzohen jane:

-“Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në dëm të shtetasve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku

-Kanosje për shkak të detyrës, në dëm të shtetasve Mynyr Kone dhe Dhori Kule

-“Shkatërrim prone me eksploziv”, në dëm të pronës së shtetasve Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku

-“Grup i strukturuar kriminal”

-“Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY