Rama vijon sulmet ndaj rektorit të UT: U bënë doktorët e shkencave...

Rama vijon sulmet ndaj rektorit të UT: U bënë doktorët e shkencave si shalqinj…

49
0
Shares

Kryeministri Edi Rama sërish ka shigjetuar rektorin e UT, Mynyr Koni, i cili më herët iu kundërpërgjigj me një letër publike. (kliko ketu)

Gjatë një bashkëbisedimi me studentët, për paraktikat e punës, Rama sulmoi edhe pedagogët, për të cilët tha se një pjesë e tyre janë sharlatanë.

“Ka shumë nga ata që janë brenda dhe ju shfaqen si profesorë dhe doktorë, por që janë sharlatanë dhe titujt i kanë pa asnjë vlere dhe baze. Jo sepse duhet thënë për politikë, por unë e besoj që shumica e pedagogëve janë në vendin e duhur dhe janë me meritë. Ama një pjesë ca profesorë  janë ata? Doktor shkencash, u bënë doktorët e shkencave sikur janë shalqi. Në çdo cep rruge gjen shalqi,- u shpreh Rama.

Nga ana tjetër Kryeministri fajëson prapë rektorin për ngërçin e krijuar me mos plotësimin e kërkesave në afat.

Të gjithë punët e studentëve të mbahen me kopje në dorë sikur të jemi në kooperativën bujqësore dhe më e rënda është se në vend që t’i zgjidhi, rektori ankohet. Ankohet se pse unë e sjell këtë temë në diskutim, por si t’ia bëjmë? Ta mbajmë këtë përgjegjësi edhe ne. Universiteti është autonom, po nuk është thjesht liri për të bërë tendera apo e drejtë për të bllokuar univesitetni për tendera, por është përgjegjësi. Duhet një zgjidhje, ndërsa ne kemi propozuar që mos të ndërhyjmë, por realisht është problem”,- ka thene Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY