Ish-deputeti flet me shifra: Rama “nuk kursehet” të jetë në borxh dhe...

Ish-deputeti flet me shifra: Rama “nuk kursehet” të jetë në borxh dhe me të porsalindurit

49
0
Shares

Të gjithë e mbajmë mend sesa bujë bëri nisma e kopjuar e kryeministrit për tiu dhënë çek bebeve të porsalindura. Por ashtu si çdo nismë tjetër dhe kjo mbetet rrugës.

Ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu në një reagim në Facebook shkruan se kryeministri Edi Rama është në borxh dhe me të porsalindurit. Spahiu i është referuar ministrise së Financave ku thotë se  ka mbyllur analizën e faturave që kanë mbetur pa paguar deri në dhjetor të vitit 2018-ë. Sipas tij, rezulton se në total, detyrimet të cilat duhet të shlyhen me buxhetin e këtij viti janë 61 milionë dollarë.

Nga këto para, sipas Spahiut 6 milionë duhet të shkojnë për shpërblimin e lindjeve në buxhetin e gjendjes civile si shumë e pa paguar.

Reagimi i Spahiut:

Mirë borxhet që ju ka të rriturve por Edi Rama “nuk kursehet” të jetë në borxh dhe me të porsalindurit.

Ministria e Financave ka mbyllur analizën e faturave që kanë mbetur pa paguar deri në dhjetor të vitit 2018-ë, ku rezulton se në total, detyrimet të cilat duhet të shlyhen me buxhetin e këtij viti janë 61 milionë dollarë.

Nga këto, 2.6 milionë duhet të shkojnë për shpërblimin e lindjeve në buxhetin e gjendjes civile si shumë e pa paguar.

Nëse përfshihet edhe shuma e borxheve që ka pushteti vendor, fatura e detyrimeve për tu paguar këtë vit shkon në 110 milionë Dollarë.

Tani:

Investimet direkte të qeverisë në nivelet më të ulta historike.

Rritje pagash as që bëhet fjalë. (kujtojmë mashtrimin e 1 Prillit për rritjen e pagave të mësuesve dhe mjekëve).

Borxhet palëve të treta po shtohen përditë.

Ndërkohë që barra fiskale është nga më të lartat.

Besoj që zgjidhja është jo vetëm rrëzimi i kësaj qeverie, të korruptuar, por dhe ajo që para do ditësh e tha Kim Mehmeti: Edi Ramës duhet t’i ndalohet me ligj të meret me politikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY