Basha me studentët: Ja pse të huajt nuk vijnë në Shqipëri

Basha me studentët: Ja pse të huajt nuk vijnë në Shqipëri

42
0
Shares

Kryetari i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha është në këto momente në një bashkëbisedim me studentë të Politeknikit ku ka folur edhe per investimet e huaja ne Shqiperi. Ai ka theksuar se te huajt nuk vijne te investojne ne Shqiperi sepse hasen me mungese profesionalizmi.

Basha: Siguria ligjore këtu është zero. Investitorët e huaj sot firmosin kontratën, nesër u dalin në rrugë dhe I rrahin dhe I përcjellin andej nga kanë ardhur.
Në shqipëri taksa për fitimin e koorporatave është 6 përqind më e lartë se san ë Kosovë, Maqedoni, Mal të zi, madje dhe se në Hungari. Pse duhet të vijnë në Shqipëri kur u duhet të paguajnë më shumë taksa se në këto vende.
Çfarë ka bërë ky shtet, kjo qeveri, që të ju garantojë investitorëve të huaj, njërëz të kualifikuar për fushat që ata kërkojnë, në fushat e teknologjisë së informacionit? Asnjë përparim domethënës! Pse? Sepse fakulteti I teknologjisë së informacionit në Tiranë, Durrës, Elbasan, është në kushte primitive. Mësohet kompjuteri me dërrasë të zezë dhe shkumës. Katastrofë! Inxhinierët e ardhshëm të teknologjisë së informacionit I marrin mësimet me dërrasë të zezë e shkumës, ndërkohë që Europa dhe rajoni po I kalon fëmijët e shkollës fillore me tablet.
Qeveria duhet të ndajë fonde dhe qeveria e ardhëshme do të ndajë fonde dhe ju jap fjalen se qeveria e ardhëshme arsimin e lartë e ka prioritet absolut

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY