Rama “grricet” dhe me gratë: Pas 30 qershorit, kryebashkiakja do fokusohet vetëm...

Rama “grricet” dhe me gratë: Pas 30 qershorit, kryebashkiakja do fokusohet vetëm te bebja

47
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer as sot thumbat ndaj opozitarëve, sikurse dhe grave që përfaqësojnë  këto parti.

I ndodhur në Prrenjas, Rama përdori një gjuhë seksiste ndaj kryebashkiakes Miranda Rira.

Rira është pjesë e LSI-së dhe nuk ka marrë pjesë në takimin e organizuar sot , për shkak se sapo është bërë nënë. Ky moment është përdorur nga kryeministri për ta sulmuar.

Na mungon vetëm Miranda, por me një arsye të mirë. I uroj edhe 100 bebes së sapolindur të Mirandës. Kam besim dhe bindje që do t’i japim mundësinë Mirandës që të fokusohet vetëm tek bebja pas 30 qershorit”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Rrajcë sot bashkë me ambasadorët e BE dhe Gjermanisë si dhe deputetë të qarkut në kuadër të  aktivitetit për furnizimin me ujë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1924504957660041/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY