Ministrja kundër Ramës dhe Veliajt për shembjen e Teatrit Kombëtar: Duhet të restaurohet

Ndaje

Një tjetër qëndrim ka mbajtur ministrja e re e Kulturës, ndryshe nga kreu i saj dhe kryebashkiaku Veliaj përsa i përket Teatrit Kombëtar.

Elva Margariti shfaqi për herë të parë pikëpamjet e saj për prishjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Përmes një gjuhe teknike, në një interviste për Report TV, ajo u shpreh se mbështet restaurimin e godinës, pavarësisht se deri tani nuk ka marrë ndonjë iniciativë konkrete per te mbrojtur qendrimin e saj.

Ndërkaq ‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit’, ka zbuluar  se dyshimi i Margaritit ka të bëjë me faktin se një ndër projektuesit e godinës është pikërisht gjyshi i saj,  Anton Lufti.

Ka mbase një arsye tjetër pse zonja Margariti, Ministrja e re e Kulturës, shfaqet e dyzuar në lidhje me Teatrin, përtej formimit të saj profesional. Restaurimi i vitit 1954 që përfshinin zgjerimin e skenës u projektua ndër të tjerë dhe nga Anton Lufi, një nga “katër themeluesit” e shkollës shqiptare të arkitekturës sipas Maks Velos.  Anton Lufi është gjithashtu edhe gjyshi i zonjës Margariti! Qëndrimi kundër Teatrit jo vetëm që do hidhte poshtë gjithë formimin e saj profesional nga Universiteti i Firences por do ta vinte atë edhe kundër trashëgimisë së saj familjare dhe personale. Shpresojmë që zonja Margariti ta kujtojë këtë fakt gjithmonë e më shpesh në ardhmen kur të pyetet në lidhje me Teatrin”, shkruan ‘Aleanca për Mbrotjen e Teatrit’, në një postim në rrjetin social ‘Facebook’.

POSTIMI I PLOTE

Ka mbase një arsye tjetër pse zonja Margariti, Ministrja e re e Kulturës, shfaqet e dyzuar në lidhje me Teatrin, përtej…

Publiée par Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sur Dimanche 31 mars 2019

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje