Disa orë para protestës, Basha takon kryetaren e CDU: Mirënjohje për modernizimin...

Disa orë para protestës, Basha takon kryetaren e CDU: Mirënjohje për modernizimin e PD

43
0
Shares

Ditën e nëserme  opozita do të zhvillojë protestën e radhës para Parlamentit ndërsa sot nga Astiri  ish-deputetët  e opozitës bënë thirrjet e fundit  që qytetarët t’i bashkohen.

Nga ana tjetër, vetëm një ditë para protestës, kreu i PD Lulzim  Basha ndodhej në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, ku takoi edhe personalitete të tjera të rëndësishme të grupimit më të madh politik në Europë.

Lideri i opozitës pati takime miqësore dhe të frytshme me Presidentin e PPE, Joseph Daul, me Manfred Weber, kandidat i PPE për Presidencën e Komisionit Europian, me David McAllister, Kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe personalitete të tjera europiane që bëjnë pjesë në të njëjtën familje politike europiane.

Lidhur me këtë takim, lideri demokrat ka postuar në rrjetet sociale ku ka dhënë dhe një mesazh.

“Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel pata nderin të takohem me Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer kryetaren e CDU. Në emër të PD shpreha mirënjohjen për mbështetjen e partisë sonë simotër CDU në hartimin e programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD.”- thuhet në twiterin e zotit Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY