VIDEO/Tuna nuk zhgënjen në albumin e ri, këngë shqip dhe detaji i veçantë që ka zgjedhur

0Shares
0

Altuna Sejdiu është rikthyer ndryshe në muzikën shqiptare, duke prodhuar disa këngë të reja të cilat padyshim janë plot stil dhe ndjenjë.

Pas koncertit të saj për ditën e Gruas, aty ku prezantoi për hërë albumin e saj të ri, Tuna ka publikuar në Youtube të gjithë projektin e ri.

Këngëtarja ka sjellë albumin ‘Fortuna’. Tuna ka vendosur që të mbledhë bashkëpunëtorët më të mirë për të punuar në albumin e saj të parë pas shumë kohësh.

Në këtë album ka shtatë këngë të reja, të punuara nga Aida Baraku, Armend Rexhepagiqi dhe Darko Dimitrov. Në album ka një këngë mes Tunës dhe Armendit, këngë kjo që padyshim është një nga këngët më të veçanta të albumit.

Përpos muzikës shumë të mirë që 33-vjeçarja ka sjellë, një tjetër detaj që bie në sy është se Altuna ka zgjedhur t’i xhirojë këngët në të njëjtën skenografi.

Më poshtë po u japim të gjitha këngët./DRONI.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje