Tritoli që përplasi PD me PS, policia shoqëron 5 persona për shpërthimin...

Tritoli që përplasi PD me PS, policia shoqëron 5 persona për shpërthimin e shtyllës së tensionit

34
0
Shares

Policia ka shoqëruar 5 persona për ti marrë në pyetje në lidhje me shpërthimin me tritol të shtyllës së tensionit në Fushë Krujë.

Kujtojmë se shpërthimi ndodhi në shtyllën e tensioni të lartë në Fushë-Krujë, pranë fshatit Krastë. Banorët më herët u shprehën se shpërthimi ka ndodhur para tre ditësh, por vetëm dje u pikas nga policia.

Si pasojë e shpërthimit shtylla ka pësuar dëmtime.

“Punonjësit e OST, pranë fshatit Krastë, Thumanë, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KË), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive”, thuhej në njoftimin e policisë.

Shpërthimi me tritol në shtyllën e tensionit të lartë në Fushë Krujë ka përplasur në deklarata mazhorancën dhe opozitën të cilat akuzuan njëra-tjetrën.

Fillimisht ishte kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, që në një postim në facebook ia faturoi përgjegjësinë e këtij akti kreut të PD-së Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nuk vonoi edhe përgjigjja e selisë blu, duke e cilësuar një shpifje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY