Fshehu drogën në televizor, arrestohet 31-vjeçari në Lezhë

Fshehu drogën në televizor, arrestohet 31-vjeçari në Lezhë

42
0
Shares

Policia e Lezhës ka arrestuar një 31 vjeçar banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të mjetit u gjet lëndë narkotike.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit ‘Patoku’ është arrestuar 31-vjecari me inicialet N.N.

Ai u ndalua në aksin Tiranë-Lezhë dhe gjatë kontrollit në mjet u gjetën 3 kilogramë lëndë narkotike, të dyshuar Cannabis Sativa të fshehura brenda një televizori.

Njoftimi nga policia:

Specialistët e hetimit të narkotikëve, mbi bazën e një informacioni të marrë nga qytetarët për një shtetas i cili ishte nisur nga Tirana në drejtim të Lezhës, dhe me automjetin e vet po transportonte lëndë narkotike, menjëherë kanë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Patoku”.

Në aksin rrugor Tiranë -Lezhë, në kthesën e Patokut, Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë ku kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit së bashku me drejtuesin shtetasin N.N., 31 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në brendësi të një televizori, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3 kilogramë lëndë narkotike, të dyshuar Cannabis Sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.N dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale,”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, neni 283 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY