VIDEO/ Kujt i frikësohet Erion Veliaj? Kryebashkiaku del në rrugë i rrethuar...

VIDEO/ Kujt i frikësohet Erion Veliaj? Kryebashkiaku del në rrugë i rrethuar me forca të shumta policie

60
0
Shares

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i ka shtuar masat vetjake të sigurisë pas asaj që i ndodhi ditën e djeshme, kur një student tentoi ta qëllojë me bojë.

Ditën e sotme, Veliaj ka shtuar forcat e policisë përreth vetes, duke krijuar një perimetër tw zgjeruar sigurie.

Ai ka qenë i pranishëm sot në një aktivitet së bashku me ministrin e Diasporës Pandeli Majko, kur policia bashkiake, ajo e shtetit, por edhe civilë që e shoqëronin, nuk kanë lejuar qytetarët të vazhdojnë qetësisht rrugën për në banesat e tyre.

Siç shikohet edhe në video, policë civilë janë përplasur verbalisht me qytetarët, ndërkohë që këta të fundit u kanë kërkuar llogari për pengesën.

Denoncimi ka ardhur nga ish-kryeministri Berisha, i cili ka publikuar pamje nga ky moment i përplasjes së banorëve me policët që shoqëronin Veliajn.

Veprim që tregon edhe njëherë frikën dhe parehatinë që u ka hyrë pushtetarëve socialistë pas ngjarjeve të fundit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY