PS mbledh Kongresin, zbulohen vendimet që do merren, i ftuar edhe Fatos...

PS mbledh Kongresin, zbulohen vendimet që do merren, i ftuar edhe Fatos Nano

109
0
Shares

Detaje të reja mësohen lidhur me Kongresin e PS që pritet të zhvillohet më 23 mars.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS mësohet se janë marrë disa vendime , sa i takon organizimit të së shtunës, në orën 10.00 në Pallatin e Kongreseve.

Mësohet se fjalën kryesore do ta mbajë kryeministri Edi Rama, ndërsa të ftuar do të jenë edhe ish-kryeministrat e PS ndër vite, mes tyre edhe Fatos Nano.

Ky i fundit mendohet se do mbajë edhe një fjalim, përfshirë edhe ministra edhe kryetarë bashkie. Po ashtu, në Kryesi u vendos që gjatë Kongresit të mos bëhen publike listat e kandidatëve për kryetarë bashkie për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, përveç listës së këshilltarëve bashkiakë për Tiranën.

Kongresi do jetë i ndarë në tre sesione të ndryshme si: shembujt e qeverisjes lokale, bashkëqeverisja dhe pakti për universitetin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY