Elbasan, i riu kapet me kanabis dhe euro të falsifikuara

Elbasan, i riu kapet me kanabis dhe euro të falsifikuara

49
0
Shares

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 28-vjeçar pasi gjatë operacionit të koduar “Palma” i ka sekuestruar një sasi kanabis dhe euro të falsifikuara.

Bëhet fjalë për shtetasin nga Tirana “D.Th, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij,  iu gjetën  dhe sekuestruan  në cilësinë e provës materiale  750 gramë lëndë narkotike e dyshuar  kanabis, si dhe dy kartëmonedha  me  prerje 100 euro, të cilat dyshohen se janë të  falsifikuara”, thotë policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe  Falsifikimi i monedhave”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY