Vrasja e 62-vjeçarit për një borxh, zbulohen detaje nga krimi tek liqeni

Vrasja e 62-vjeçarit për një borxh, zbulohen detaje nga krimi tek liqeni

293
0
Shares

Detaje të reja për ngjarjen që tronditi dje kryeqytetin ku u vra me armë zjarri një 62-vjeçar me origjinë nga Fieri. Burime nga policia e Tiranës thone se motiv i vrasjes dyshohet se ka qenë një borxh i pashlyer që viktima Haxhi Bacinovski i kishte autorit të dyshuar.

Borxhi ishte një shume parash e konsiderueshme dhe 62-vjeçari nuk i ishte përmbajtur fjalës së dhënë për ta shlyer çka ka sjellë konflikte të vazhdueshme me autorin, që sollën edhe vrasjen.

Autori është identifikuar menjëherë pas vrasjes nga djali i viktimës i cili ka qenë dëshmitar në vendngjarje dhe ka parë vrasësin, i cili ishte i shoqëruar dhe nga një person tjetër.

62-vjeçari Bacinovski e kishte rutinë të përditshme ecjen nga liqeni pasditeve me të birin. Autori e ka pritur tek liqeni derisa ai ka mbërritur dhe më pas e ka ekzekutuar dhe është larguar në këmbë nga vendngjarja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY