Kryemadhi tregon momentin e vështirë në protestë: Granata më plasi te këmbët,...

Kryemadhi tregon momentin e vështirë në protestë: Granata më plasi te këmbët, kisha dhimbje të forta

92
0
Shares

Mes atyre që ndjeheshin në rrezik në protestën e sotme ishin dhe liderët e opozitës.

Moniks Kryemadhi ka rrëfyer një moment paniku dhe një situatë të vështirë.

Kryetarja e LSI-së tregoi për Neës 24 se një granatë zhurmuese i plasi te këmbët, gjatë protestës te Kuvendi ku policia sulmoi qytetarët me gaz lotsjellës.

Granata i shkaktoi një dhimbje të fortë në vesh duke shtuar se bënte një zhurmë të fortë. Sipas saj, nuk ishte e vetmja që kishte përjetuar të njëjtën gjë, pasi dhe një gazetar i kishte ndodhur e njëjta gjë teksa xhironin momentin e vështirë.

Edhe unë jam ndjerë keq. Një bombë e tillë si kjo që i ka plasur Erjonit më ka plasur edhe mua. Zhurma ishte e fortë. Po ashtu edhe përdorimi i gazit sot ishte i ekzagjeruar. Unë isha diku tek kafe 1 Maji dhe e ndjeva”,– tha Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY