Tronditet Vlora, babai qëllon me thikë vajzën

Tronditet Vlora, babai qëllon me thikë vajzën

109
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Gjatë një konflikt në familje, babai ka qelluar vajzën me thikë, duke e lene te plagosur.

P.Sh., 50 vjeç ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj djalit të tij.

Ndërhyrja në kohë e uniformave blu shmangu përshkallëzimin e një konflikti në familje që mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Policia arrestoi 50-vjeçarin me inicialet P.SH pasi në banesë nën efektin e alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij, dhe ka plagosur lehtë në dorë me thikë vajzën e mitur.

E njoftuar nga fqinjët policia ndërhyri në kohë dhe arrestoi babain e dhunshëm dhe i referoi materialet procedurale në Prokurorinë e Vlorës për veprën penale ”Dhuna në familje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY