“Kufomë me video selfie”, Paloka i përgjigjet Ramës: Përdridhet sipas interesit…

Ndaje

Nënkryetari i PD Edi Paloka ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili më herët deklaroi se vendimet e gjykatave nuk ka gjë që i zhbën.

Paloka përmes një reagimi në rrjetet sociale, shkruan se për vendimin e Dritan Dajtit qeveria bën presion, ndërsa thotë se Rama sot u ngjau personazheve horror që zvarriten si kufoma.

REAGIMI I PLOTE

Perdredhjet e Rames sipas interesit nuk cudisin me askend. Ka per borxh qe vetem ne pak dite te deklaroje gjera diametralisht te kunderta per te njejten ceshtje e njekohesisht te beje krejt ndryshe nga cfare deklaron.

Sot ka deklaruar se vendimet e gjykatave te drejta ose jo “nuk ka gje qe i zhben”.

Vetem pak dite me pare, i vene nen presion, deklaronte se “qeveria do te beje gjithshka per te zhbere vendimin per Dritan Dajtin”…Kujt ti besosh?!

Pervec te tjerave , ne nje nga ato percartjet e tij me videoselfi qe ngjajne si masturbim manjakesh perpara kamerave, ke deklaruar se do na mungoka shume kur te iki po “yyyyyy ka kohe…”

Ne fakt sot Rama ju ngjan disa personazheve te filmave horror qe kane vdekur , po nuk ja pranojne vetes dhe vazhdojne te zvarriten si kufoma edhe per ca kohe mes njerezve, duke qelbur dynjane me eren e kalbesires.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje