Pranvera nuk vjen ende, moti rezervon surpriza për këtë javë

Pranvera nuk vjen ende, moti rezervon surpriza për këtë javë

56
0
Shares

Dimri ende nuk ka shkuar përfundimisht. Kjo pasi sipas sinoptikanëve pritet të ketë ulje temperaturash në javën në vijim.

Pas një moti pranveror që na solli kjo fundjave, ditën në vijim pritet që të jenë me temperatura të ulëta, madje në disa zona parashikohet edhe rreshje dëbore.

Sipas Meteoalb pritet ndryshim i situatës sinoptike në vend, më i dukshëm ky ndryshim në prezencën e vranësirave dhe reshjeve ku nuk do të mungojë edhe dëbora në zonat malore.

“Vlen të theksohet se pikërisht Dita e Verës pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit; mot më i ftohtë se fundjava që na pret si edhe prezencë e reshjeve”, parashikon Meteoalb.

Po ashtu parashikohet që muaji mars  të surprizojë me motin edhe përtej Ditës së Verës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY