EMRAT/ Aksidenti tragjik në Peshkopi, detaje të reja mbi viktimat

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Peshkopi, detaje të reja mbi viktimat

80
0
Shares

Janë mësuar emrat e dy viktimave që shkaktoi aksidenti i sotëm në rrugën Maqellarë-Peshkopi kur një makinë u përplas me një motor. Nga përplasja ka humbur jetën drejtuesi i motorit,  një 34-vjeçar së bashku me bashkëshorten e tij,  të identifikuar si Gentjan e Klodiana Karazajmi.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mungesës së sinjalistikës. Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi A.B është shoqëruar në Komisariatin e policisë.

Njoftimi i policisë:

“Në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi,  shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë kanë humbur jetën dy bashkëshortë që udhëtonin me motorçikletë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY