Basha apel për 16 marsin: Të gjithë bashkë në takim me historinë...

Basha apel për 16 marsin: Të gjithë bashkë në takim me historinë e re

37
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha mori pjesë sot në ditën e 127-të të protestës së banorëve të Unazës së Madhe.

“Këtu vendimet, siç e dinë gjithë Shqipëria dhe bota e mori mafia. Me një vlerë rekord edhe për Japoninë. Çdo tender u fitua në limitet e fondit. Ishte një falsifikim i përmasave madhore”, tha Basha në fjalën e tiju duke ftuar të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në protestën e 16 marsit të cilën ai e konsideroi si një datë ku qytetarët do takojnë historinë.

Fjala e Bashës:

Çdo protestë është vendim dhe tash 127 ditë e netë, banorët e Unazës së Re e kanë marrë vendimin për të mos ja dorëzuar dinjitetin e tyre, të ardhmen e tyre, mafies dhe Edi Ramës.

Lleshaj, kjo vegël e krimit të organizuar dhe e Edi Ramës, dhunoi qytetarët, por nuk i theu dot. Nuk i theu dot as Edi Rama me hordhitë e tij, me analistët e blerë në ekranet e blera, që i bënin jehonë një perversi të shthurur që u thotë qytetarëve të vet shpellarë

Edi Rama në vetvete përfaqëson llumin e llumit të kësaj shoqërie, llum që ka ardhur koha ta pastrojmë me fshesën më të madhe, me bashkimin më të madh popullor. Dhe do ta pastrojmë!

Dhe tani verdikti është i qartë. Edi Rama, ti nuk merr dot më asnjë vendim tjetër për shqiptarët, ti je i paligjshëm, je po i paligjshëm si kriminelët me të cilët ke marrë pushtetin.

Djegia e mandateve parlamentare të opozitës është vendimi më i ligjshëm, më demokratik dhe më patriotik i ndërmarrë ndonjëherë. Me këtë vendim, ne kemi ndërmarrë një hap historik, për t’i dhënë fund një regjimi të kalbur deri në rrënjë dhe për të kthyer vendimmarrjen tek populli.

Verdikti është i qartë: Edi Rama, ti nuk merr dot më asnjë vendim tjetër për shqiptarët, ti je i paligjshëm si kriminelët me të cilët ke marrë pushtetin. Ndaj sot nga Unaza kam një mesazh për çdo qytetare e çdo qytetar: Ka ardhur koha që vendimet t’i merrni ju.

Populli duhet të vendosë! Ju duhet të vendosni për të ardhmen tuaj. Ju duhet të vendosni për Parlamentin dhe qeverinë që doni, meritoni dhe votëbesoni. Ju do të vendosni se si do të përdoren, burimet publike të këtij vendi, taksat e këtij vendi

Koha ka ardhur ti japim zgjidhje kësaj emergjence kombëtare. Largimi i Edi Ramës është i pashmangshëm, përballë bashkimit të madh të shqiptarëve për ndryshim. Dhe kjo është rruga e vetme drejt vlerave europiane.

Me 16 mars të gjithë bashkë, do ta hapim derën e mbyllur të Europës. Me Edi Ramën nuk ka për të pasur Europë. Të gjithë bashkë me 16 mars në takim me historinë e re që do ta bëjnë shqiptarët e bashkuar, as krimi, as oligarkia dhe as banda në pushtet.​

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY