VIDEO/Bebe Rexha mbledh gratë e famshme në një darkë speciale, ja qëllimi...

VIDEO/Bebe Rexha mbledh gratë e famshme në një darkë speciale, ja qëllimi i saj

73
0
Shares

Bebe  Rexha ka tërhequr vemendjen e shtypit rozë për shkak të iniciativës së saj në ditën e gruas.

Për të fuqizuar rolin e gruas në industrinë e muzikës dhe kinematografisë, ajo ka organizuar një darkë speciale me të gjitha gratë që janë pjesë e showbizzit.

Darka quhej “ Harmony dinner” dhe Beben e rrethuan disa nga emrat më të dëgjuar të muzikës dhe jo vetëm.

Bebe ka postuar disa nga këto momentë në rrjetet sociale me një mesazh të fortë:

Duhet ta mbështesim vërtet njëra-tjetrën. Doja vetëm  të darkoja, dhe të bëja një gjë të veçantë sa më  private. Bashkëpunëtorët tanë organizuan darkën “Gratë në harmoni” (nëpërmjet Billboard). Shumë herë kur takojmë artistë ose kompozitorë të tjerë,  jemi të gjithë të pasigurtë kështu që ndjehem sikur kjo darkë  është një mjedis i sigurt.  Kështu sonte të gjitha mund të bisedojnë me njëra-tjetrën  dhe ndoshta të punojnë së bashku në vijim. Ky është qëllimi im. “

K.Balliu/DRONI.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY