VIDEO/Basha i vendosur për largimin e Ramës: Duhet forcuar roli i qytetarit

VIDEO/Basha i vendosur për largimin e Ramës: Duhet forcuar roli i qytetarit

53
0
Shares

“Regjimi i Edi Ramës ka mbaruar”. Kështu është shprehur kreu i PD Lulzim Basha nga selia blu pas takimit me Drejtorin e Zgjerimit të BE, Christian Danielsson.

Basha para gazetarëve, shpalosi për herë të parë disa nga pikat e projektit për të zgjidhur krizën politike dhe institucionale në Shqipëri. Basha theksoi opozita mbetet e vendosur jo vetëm për largimin e kryeministrit Edi Rama, por shembjen e plotë të sistemit në Shqipëri.

Gjithashtu Basha foli edhe kundër marrëveshjes së 2008-ës, midis ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kreut të opozitës, Edi Rama, që ndryshoi Kushtetutën dhe krijoi problemet që vuajnë sot shqiptarët.

Na duhet patjetër të shembim këtë sistem, përfshirë këtu edhe disa probleme të lindura në vitin 2008-të me ndryshimet kushtetuese që zhbalancuan kontrollin dhe balancën e pushteteve. Me qëllimin e mirë për të larguar kandidatë për deputetë kriminelë nga zonat mazhoritare, përqëndruan pushtet në duart e kryetarëve të partisë, që më pas çuan në vitin 2013-të në numrin më të lartë të kriminelëve në Parlament. (E kam fjalën) për ndryshime në sistemin zgjedhor, ndryshime në sistemin kushtetues, forcimin e institucioneve që kontrollojnë njëra-tjetrën dhe më e rëndësishmja forcimin e rolit të qytetarëve në raport me Qeverinë”, u shpreh Basha.

LIVE

LIVE – Prononcim pas takimit me Drejtorin e Zgjerimit të BE, Christian Danielsson

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 7 mars 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY