Detaje nga grabitja e të moshuarëve në Durrës: Autori fiku dritat dhe...

Detaje nga grabitja e të moshuarëve në Durrës: Autori fiku dritat dhe i dhunoi në banesë

76
0
Shares

Ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në Durrës solli plagosjen e dy të moshuarëve.

Sipas policisë, dy të moshuarit iu nënshtruan një operacioni të vështirë, nga i cili raportohet se fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht dy të moshuarit ishin gjetur të shtrirë përtokë të masakruar dhe të mbuluar nga gjaku. Nga informacionet paraprake, çifti i të moshuarëve mbante mbiemrin Ymeri dhe ishin me origjinë nga Pogradeci.

Ndërkaq referuar burimeve nga grupi hetimor, dyshohet që një person i ka goditur në kokë të dy të moshuarit. Më parë u ka fikur dritat e shtëpisë dhe më pas u ka hyrë në banesë ku i ka dhunuar.

Nga hetimet e kryera rezulton se autori nuk ka grabitur asgjë. Dyshimet janë që autori mund të ketë konflikt me familjarët ose fëmijët e çiftit.

Policia po heton në pistën e një konflikti familjar por nuk përjashtohet pista e ngatërrimit të shënjestrës. Sipas të dhënave të moshuarit nuk rezultojnë me konflikte në lagje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY