EMRI/Kalon Vetingun dhe kreu i prokurorisë së Apelit Tiranë

EMRI/Kalon Vetingun dhe kreu i prokurorisë së Apelit Tiranë

61
0
Shares

Edhe pse me hapa të ngadaltë, Vettingu vijon me proceset ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Një tjetër prokuror mësohet se ka kaluar me sukses sitën e vettingut. Bëhet fjalë për drejtuesin e prokurorisë së Apelit Tiranë Dritan Peka, i cili sot është rikonfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilira, Olsi Komici dhe dhe Lulzim Hamitaj.

Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 1997. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës deri në vitin 2008, kur është promovuar si prokuror i Apelit të Tiranës. Ai është drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015.

Në seancën dëgjimore, relatori i çështjes, Lulzim Hamitaj pasqyroi raportin e vënë në dispozicion të dokumentacionit nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), sipas të cilit prokurori Dritan Peka kishte kryer deklarim të saktë në përputhje me ligjin, ka pasur burime të ligjshme, nuk ka kryer fshehje të pasurisë apo deklarim të rremë dhe se nuk ka konflikt interesi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY