“E ndyrë sa më ska”, ish-ministri për dhunën në protestë: Provokatorët e...

“E ndyrë sa më ska”, ish-ministri për dhunën në protestë: Provokatorët e policisë nxitën protestuesit

97
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani në një reagim në rrjetet sociale ka reaguar për dhunën gjatë protestës së opozitës.

Manjani shkruan se duhet të ndjehemi keq kur shohim se si provokatorë të policisë nxitën një grup protestuesish për të sulmuar Kryeministrinë.

Masa e madhe e protestuesve nuk dalin atje, për të dhunuar askënd. Por fatkeqësisht largohen të dhunuar e të helmuar krejt pa faj, nga Policia politike e pushtetit”, shkruan Manjani.

REAGIMI I PLOTE

Për dhunën në protesta

Pa dyshim që skenat e përplasjes së protestuesve me forcat e sigurisë dhe tymi i gomës së djegur dhe i gazit lotsjellës, nuk janë një gjë e mirë. As e dëshiruar nga askush.

Nuk ka nevojë të jesh ambasador apo emigrant që të ndjehesh keq, sepse keq ndjehemi të gjithë.

Por ndjehemi shumë më keq kur shohim se si provokatorë të policisë nxitën një grup protestuesish për të sulmuar Kryeministrinë!!!

Kjo është e poshtër! E ndyrë sa më ska!

Masa e madhe e protestuesve nuk dalin atje, për të dhunuar askënd. Por fatkeqësisht largohen të dhunuar e të helmuar krejt pa faj, nga Policia politike e pushtetit!

Qartësisht dhunën e deshi vetëm qeveria moniste, jo protestuesit paqesorë. Këto të fundit nuk hodhën asnjë gurë e nuk plagosën asnjë polic.

Turpi e faqja e zezë vetëm mbi qeverinë, që na shet nëpër botë ai mos ma keq!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY