‘Mendojnë t’i mbyllin gojën opozitës’, ish-deputetja: Nuk i frikësohemi askujt, do flas...

‘Mendojnë t’i mbyllin gojën opozitës’, ish-deputetja: Nuk i frikësohemi askujt, do flas me prova

73
0
Shares

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku është e bindur për aksionin e opozitës, për të cilën thotë se nuk ha hapa pas.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se  opozita nuk thyhet dot me kërcënime të gjyqeve e presione të tilla.

Deputetja thotë se në datën 20 Mars, datë kur është caktuar seanca për denoncimet e saj, do të shkojë të japë argumenta dhe prova për të vërtetën.

REAGIMI I TABAKUT

Asnjë hap pas!

Kush mendon se frikëson opozitën me gjyqe e presionin e gjykatës duhet ta dijë që ajo nuk thyhet. Kush mendon që do mbyllë gojën e opozitës për të fshehur të vërtetën, nuk e ka kuptuar që fundi i çdo tiranie është i keq. Opozita nuk I frikësohet askujt, aq më tepër atij që I frikësohet qytetarëve dhe fshihet në protesta.

Personalisht i qëndroj çdo akuze të drejtuar ndaj qeverisë. Nga inceneratorët e deri tek lojërat e fatit. Rilindja gjeti 890 pika të basteve dhe gjatë qeverisjes së saj ato shkuan 4200. Pika dhe kompani që zotëroheshin nga grupe kriminale për të cilat nuk heshtëm dje dhe nuk do të heshtim as në gjykatë.

Me datë 20 Mars seanca e rradhës. Do shkoj me argumenta e prova ashtu si kam folur gjithmonë në politikë, nuk kam në dorë as presionin e vettingut dhe as pushtetin por të vërtetën!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY