LISTA/E shtuna e ndeshjeve, Milan shumë afër vendit të tretë

LISTA/E shtuna e ndeshjeve, Milan shumë afër vendit të tretë

63
0
Shares

Kjo e shtunë është e shtuna e sportit dhe derbeve më kryesore botërore.

Ndeshje të forta priten të luhen duke mbërthyer para ekranit qindra tifozë.

Derbi i Londrës së Veriut do të përballë Arsenal dhe Totenham, ndërsa në atë të jugut, do të përballen Chelsea me Fulham.

Gjithashtu në Itali do të zhvillohet derbi më i zjarrtë mes Lazios dhe Romës. Të dyja kanë ide të qarta për një vend në ligën e Kampionëve.

Ekipi kuqezi i Milanit sfidon Sassuolo dhe në rastin e një fitoreje, Milan për herë të parë do të ngjitej në vend të tretë, duke lënë prapa Interin.

Ndërkaq, në Spanjë zhvillohet El-Classico e tretë brenda një muaji.  Pasi Barcelona e shkatërroi në Kupë, Real Madrid kërkon të marrë hak duke hapur garën për titullin Kampion në Spanjë duke mos e lejuar Barcelonën të shkëputet.

Dhe në fund, jo më pak e rëndësishme dhe liga gjermane. Kampionët e Bayern sfidojnë Borussia Mönschenglabtah, një rival i cili është po ashtu në garë për titull. Borussia i ka hapur probleme në trasnfertë Bayern kohët e fundit, ndërsa Bayern do të shfrytëzojë të kapë vendin e parë pas humbjes me Dortmundin në fushën e Augsburgut./K.Balliu/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY