Shqipëria në listën e vendeve më të korruptuara, Vasili: Bravo Edi Rama!

Shqipëria në listën e vendeve më të korruptuara, Vasili: Bravo Edi Rama!

48
0
Shares

Ish-deputeti Petrit Vasili është ndalur tel raporti i fundit, ku Shqipëria renditej  në një ndër 25 vendet me të korruptuara në Botë.

Në indeksin e Sundimit të Ligjit 2017-2018″, të publikuar ditën e sotme nga “World Justice Project”, Institut Kërkimor Ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhej se Shqipëria është në vendin e 103 nga 126 vendet (duke u përkeqësuar në raport me një vit më parë kur ishte në vend të 93), me 0.35 pikë, duke e përfshirë atë në listën e 25 vendeve më të korruptuara në botë, me shtete si Nigeria, Moldavia, Ukraina, Venezuela, Pakistani, Afganistani, Bolivia, Meksika etj.

Për këtë, Vasili fajëson Kryeministrin Edi Rama, duke shtuar se ai gënjen dhe për këtë fakt, por provat e tregojnë vetë të kundërtën.

REAGIMI I VASILIT:

Amerikanët folën: Shqiperia vendi me i korruptuar ne Europe. Bravo Edi Rama!!!

Qeverisja e Edi Rames e zhyti vendin ne korrupsionin me te madh te pare ndonjehere.

Shteti ligjor u zevendesua nga gangsterizmi antiligjor i portaleve Ramiste te gjoja Bashkeqeverisjes me Qyetaret.

Profesionistet u zevendesuan nga nje aradhë hajdutesh gjithfaresh ku Kryehajduti dhe bashkeehajdutet e tij rrine ne qeveri.

Ky korrupsion nuk lejon te hapen negociatat me BE dhe largon qindra mijra shqiptare nga vendi i tyre.

Ky korrupsion i tmerrshem largon dhe mbyll bisnese duke varferuar perdite e me shume Shqiperine dhe cdo shqiptar.

Ne “Indeksin e Sundimit të Ligjit 2017-2018”, të publikuar ditën e sotme nga “Ëorld Justice Project”, Institut Kërkimor Ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës:

“Shqipëria ka një renditje tepër negative në treguesin e Korrupsionit, ku është në vendin e 103 nga 126 vendet (duke u përkeqësuar në raport me një vit më parë kur ishte në vend të 93), me 0.35 pikë, duke e përfshirë atë në listën e 25 vendeve më të korruptuara në botë, me shtete si Nigeria, Moldavia, Ukraina, Venezuela, Pakistani, Afganistani, Bolivia, Meksika etj.

Shqipëria perceptohet që ka korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon. Bosnja është në vend të 72, Maqedonia në vend të 62, Serbia në vend të 73.

Keto tregues tronditës flasin vetë shumë qartë dhe nuk kanë nevojë për koment.

Këta tregues tronditës nuk kanë nevojë as për logoretë psikopatike të Edi Rames nëpër Shqipëri, pasi këtë të fundit të gjithë e shohin me neveri ndërsa genjen kur faktet janë në dritën e diellit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY