Vrau kunatën në 14 shkurt, autori pranon krimin: Dyshoja se kishte lidhje...

Vrau kunatën në 14 shkurt, autori pranon krimin: Dyshoja se kishte lidhje me…

245
0
Shares

Gjykata për Krime të Rënda la në burg autorin e dyshuar të vrasjes së Lirie Xhepës, Dashamir Xhepën, 39 vjeç, rreth dy javë më parë.

Xhepa e ka pranuar autorësinë, ndërsa është shprehur se motiv ka qenë një konflikt për prona si dhe dyshimet për lidhje intime me persona të tjerë.

Pak ditë më parë, policia vuri në pranga autorin e vrasjes së 49 vjeçares Lirie Xhepa, e cila u gjet nga banorët e zonës së Liqenit të Sharrës, e hedhur në shkurre.Policia ka njoftuar se Dashamir Xhepa është arrestuar në qytetin e Peshkopisë ku dhe strehohej. Nëna e katër djemve u gjet e vrarë me tre plumba dhe me plagë në kokë, ndërsa trupi i saj u hodh në disa shkurre, për t’u fshehur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY