Spaho: Nuk prisja që ndërkombëtarët të rreshtoheshin me opozitën

Spaho: Nuk prisja që ndërkombëtarët të rreshtoheshin me opozitën

48
0
Shares

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho nuk priste që eurodeputetët e delegacionit të PE-së të rreshtoheshin krah demokracisë. Sipas nënkryetarit të PD-së, ata janë të panjohur me realitetin në Shqipëri.

I ftuar në studion e ABC News përballë gazetares Juli Xhokaxhi, ai theksoi se në këtë fazë të zhvillimeve politike presioni është hedhur gjithmonë mbi opozitën.

“Personalisht nuk kam pasur asnjë pritshmëri që do rreshtoheshin në krah demokracisë. Nuk po them në krah të opozitës, por po them në krah të demokracicsë . Së pari nuk kanë ardhur për këtë qëllim, por për të parë “progresin” që ka bërë vendi për hapjen e negociatave në Qershor të 2019-s. Dhe së dyti janë të panjohur me realitetin në Shqipëri. Nuk është e mundur ta njohësh në një apo dy ditë. Në këtë fazë të zhvillimeve politike në Shqipëri gjithmonë presioni është hedhur mbi opozitën për hir të stabilitetit. Sakrifikohet demokracia për hir të gjoja stabilitetit se duke shkatërruar demokracinë shkohet drejt destabilitetit. Këto vendet e këtij rajoni dhe veçanërisht Shqipëria e ka treguar qartazi se sa herë përqendrohesh në stabilitet rrënohet demokracia dhe shkohet drejt  destabilitetit”, tha Spaho.

Sa i përket deklaratës së eurodeputetit Kalem se zgjedhjet e 2017-s janë të ligjshme, Spaho vendosi të mos i komentonte ato pasi sipas tij faktet janë të qarta që zgjedhjet janë vjedhur.

“Nuk dua të komentoj pozicionin e tyre sa kohë që faktet janë të qarta që zgjedhjet janë vjedhur. Këtë nuk e thotë opozita shqiptare, këtë e thotë shërbimi sekret gjermane. Kemi dosjen 339. Ka dy vjet që kjo dosje fle, e cila ka 400 disqe me përgjime. Është i përfshirë kryetari i Bashkisë së Durrësit, është i përfshirë, ish-ministri i Infrastrukturës, kryetari i Bashkisë së Elbasanit”, u shpreh nënkryetari I PD-së.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY