Klevis Balliu: Qeveria po shkrin si akulli, në 5 mars do zhdukim...

Klevis Balliu: Qeveria po shkrin si akulli, në 5 mars do zhdukim parlamentin

55
0
Shares

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me tone tepër të ashpra këtë herë nga protesta e banorëve të “Astirit”.

Balliu tha se qeveria e Ramës “po shkrin si akulli”, ndërsa paralajmëroi se “në 5 mars do të zhdukë parlamentin e krimit”.

Kujtojmë se në 5 mars mbahet seanca e radhës parlamentare, dhe po në të njëjtën ditë, opozita ka paralajmëruar protestën.

“Sa të ketë Edi Ramën dhe Arta Markun Saimir Tahiri i pafajshëm do të dalë. Qeveria po shkrin si akulli, po e shkrin kjo protestë, është Unaza e Re zjarri që u ndez. Rama me gjithë ata skllevërit që i rrinë nga mbrapa në zyrat e errëta të rilindjes do të jenë duke bërë plane si do të shkatërrojnë këto protesta. Kemi marrë çdo masë që bashkë me gazin tënd të shkosh atje ku e meriton. Në 5 mars do të zhdukim parlamentin e krimit” tha Balliu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY