‘Sakrifica e opozitës’, Basha nga Shkodra: Ja çfarë po përpiqemi të bëjmë...

‘Sakrifica e opozitës’, Basha nga Shkodra: Ja çfarë po përpiqemi të bëjmë për shqiptarët

52
0
Shares

Kreu i PD ndodhej në Shkodër ditën e sotme nga ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë në këtë qytet.

Basha pas takimit ka reaguar nëpërmjet një shënimi në Facebook, ku ka treguar se bashkë me shkodranët u bënë 3 dekada që Shqipëria është ende në rrugëtimin drejt Europës.

Basha në shkrim shkruan se sakrifica që opozita po bën është vetëm për t’i kthyer shqiptarëve vlerat europiane.

REAGIMI 

Udhëtimi ynë drejt Europës, po mbush gati 3 dekada. Ju shkodranët jeni të parët që e nisët rrugën për ta bërë realitet këtë ëndërr shekullore per cdo shqiptar në vitin 1990.

Ne të gjithë e dimë se ky rrugëtim ka qenë i dhimbshëm dhe se ai kalon përmes sakrificash të mëdha! Por po ashtu ne jemi te bindur se vetëm ky udhëtim është shpëtimi ynë, është çlirimi nga e keqja që i ka zënë frymën shoqërisë, është rruga e sigurtë drejt mirëqënies për njerëzit!

Sakrifica jonë bëhet që ti kthejme vlerat europiane për shqiptaret, që të hapim rrugën e integrimit drejt Europës. Sepse në Europë nuk shkohet me gënjeshtra! Në Europë shkohet kur e ndajmë të mirën nga e keqja, në Europë shkohet me vlera.

Derën e integrimit e ka mbyllur korrupsioni dhe krimi i lidhur me këtë qeveri hajdute!

Të gjithë brenda vendit e dinë këtë! Dhe të gjithë jashtë vendit po e dëgjojnë këtë!

Shqipëria si Kolumbia është pengesë për integrimin.
Krimi i lidhur me pushtetin është pengesë për integrimin.
Vjedhja marramendese e lekëve të shqiptarëve është pengesë për integrimin.
Pandeshkueshmëria është pengesë për integrimin.
Vjedhja e votave me krimin e organizuar eshte pengesë per integrimin!

Beteja jonë është për një Shqipëri si gjithë Europa. Dhe në Europë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ikën qeveria, nuk ndëshkohet populli.

Derisa të fillojë ndëshkimi për hajdutët e votave dhe të parave te shqiptarëve, nuk mund të ketë normalitet, nuk mund të ketë integrim, dhe nuk mund të ketë të ardhme europiane për shqiptarët!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY