Dash Shehi: “Gjithnjë më e rëndë do të bëhet situata, nëse policia...

Dash Shehi: “Gjithnjë më e rëndë do të bëhet situata, nëse policia shkel vijën e kuqe…”

85
0
Shares

Ish-deputeti i dalë nga listat e Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit të 2017-së, Dashamir Shehi deklaroi për Abc News se aksioni i nisur nga opozita është vetëm fillimi, pasi sipas tij, situata do të jetë edhe më e rëndë sepse demonstratat do bëhen më të mëdha dhe do rrethohen edhe institucione të tjera.

 “Ky është një sezon i deklaruar protestash. Nuk ka asnjë gjë të re që të çuditesh. Demonstratë do jetë deri kur të mbarojë. Ky është vetëm fillimi. Do vazhdojë të bëhet gjithnjë, më e rëndë situata. Demonstrata do i bëjmë më të mëdha, do rrethojmë institucione të tjera. Nuk ka ç’të çuditesh tani. Ai që çuditet bën pjesë në rolin e budallait. Do vazhdojmë të bëjmë këtë punë derisa ai zotëria të jetë atje”, tha Shehi.

Sa i përket deklaratës së Lulzim Bashës se opozita nuk njeh më as policinë, Dashamir Shehi e shpjegoi duke paralajmëruar se, nëse policia nuk e kupton dhe shkel vijën e kuqe bën një gabim të madh dhe policët fillojnë rrezikojnë veten. S’është më policia Enver Hoxhës, është polici demokratike.

“Nëse policia do e përdorë shkopin më shumë se duhet do i përgjigjemi policisë si në të gjithë botën. Këta kanë punë të mbajnë rendin. Për policinë jemi dy palët njësoj, si ata brenda parlamentit, si ne jashtë. Nëse policia nuk e kupton dhe shkel vijën e kuqe bën një gabim të madh dhe policët fillojnë rrezikojnë veten. S’është më policia Enver Hoxhës, është polici demokratike”, deklaroi ndër të tjera Shehi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY