Atentati ndaj punonjësve, Bashkia Lezhë thirrje policisë dhe prokurorisë

Atentati ndaj punonjësve, Bashkia Lezhë thirrje policisë dhe prokurorisë

145
0
Shares

Ditën e sotme dy punonjës të Bashkisës në Lezhë i shpëtuan mrekullisht një atentati në autostradë, ndërsa personat që qëlluan me breshëri plumbash nuk janë identifikuar.

Në dëshmitë e tyre, punonjësit (kliko këtu) nuk kanë shprehur se kanë konflikte me dikë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Bashkia e Lezhës në një reagim të fundit ka kërkuar që të vihen para drejtësisë autorët.

Reagimi i Bashkisë 

Bashkia Lezhë dënon ngjarjen e ndodhur sot në autostradë pranë fshatit Tresh, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit në të cilin lëvizte një punonjës i bashkisë, Inspektor i INUV-it, së bashku me një tjetër shtetas që nuk është punonjës bashkie.

Sa më lart, sqarojmë opinionin publik se, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me punën e inspektorit tonë në bashki apo rrethana të tjera të kësaj natyre, siç dhe pohon vetë ai.
Bashkia Lezhë i bën thirrje Policisë së Shtetit, të vëjë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeje që cënon rendin dhe sigurinë publike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY