Zjarr në malin e Shëngjinit, pranë disa depozitave karburanti

Zjarr në malin e Shëngjinit, pranë disa depozitave karburanti

60
0
Shares

Një vatër zjari është shfaqur këtë mbrëmje në malin e Shëngjinit dhe flakët rrezikojnë seriozisht të prekin disa depozita karburanti që ndodhen fare pranë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e njohur si “Sake”, ku në afër të flakëve ndodhen disa cisterna me karburant si dhe një sërë biznesesh e banesat. Deri më tani flakët nuk rrezikojnë zonën dhe fatmirësisht është mësuar se cisternat janë të zbrazura.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për shuarjen e flakëve. Ende nuk është mësuar arsyeja sesi u ndez vatra e zjarrit, ndërsa ditët e fundit në Shqipëri ka patur një sërë rastesh zjarri, të ndihmuara edhe nga era e fortë që ka zotëruar të gjithë territorin e vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY