VIDEO/Me shirita të bardhë në krahë, protestuesit krijojnë kordonin para policisë

VIDEO/Me shirita të bardhë në krahë, protestuesit krijojnë kordonin para policisë

81
0
Shares

Këtë herë dhe Partia Demokratike ka marrë masat për të mos lejuar provokimet nga ana e policisë dhe gjithashtu për të mos çuar drejt përplasjeve të mundshme.

Risia e re e kësaj proteste është krijimi i një kordoni tjetër me njerëz që mbajnë në krahë shirita të bardhë, të cilët janë vendosur para kordonit të policisë.

Gjasat janë që protesta e sotme të jetë e qetë dhe jo e dhunshme, por gjithsesi pritet të shikohet se çfarë do të ndodhë në orët në vijim.

Më herët Basha kishte një mesazh të qartë për Kryeministrin dhe anulimin e seancës së sotme parlamentare.

Mandatet do të digjen sot, parlamenti ka mbyllur dyert në mënyrë antikushtetuese sepse nuk është më parlament dhe qeveria për sot është larguar. Ne përmes bashkimit qytetar do të bëjmë të mundur që këto mos të jenë ngjarje të vetëm një dite por të kthehen në zgjidhje politike”, deklaroi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY