‘Do djegim mandatet’, vjen reagimi nga PD pas deklaratës së Bashës: Lëvizja...

‘Do djegim mandatet’, vjen reagimi nga PD pas deklaratës së Bashës: Lëvizja e duhur…

436
0
Shares

Deputeti i Dibrës Xhemal Gjunkshi është i pari deputet i cili reagoi pas propozimit të Bashës për të djegur mandatet.

Ai ka mbështetur propozimin e Bashës për djegien e mandateve. Sipas tij, kjo ishte një lëvizje e ardhur në kohën e duhur, për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri.

Kujtojmë se kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi se do t’i propozojë Grupit Parlamentar të PD dhe organeve më të larta vendimmarrëse për djegien e mandateve si mesazh i qartë i ardhur nga protesta e djeshme.

Reagimi:

Si Deputet , si përfaqësues i popullit të Dibrës mbështes vendimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe Kryetarit z.Lulzim Basha për djegien e mandateve.

Kjo ishte një lëvizje e menduar dhe e ardhur në kohën e duhur, për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri.

Demokracia në rrezik !

Ne nuk mund të bëhemi fasadë , në ndërtimin e një autokracie .

Ne nuk mund të jemi pjesë e një parlamenti të mbushur me kriminelë.

Ne nuk do të lejojmë ndërtimin e një neo/diktature.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY