Sërish në Vlorë, kapet gomonia më e madhe e kohëve të fundit

Sërish në Vlorë, kapet gomonia më e madhe e kohëve të fundit

144
0
Shares

Sërish vemendja është në qytetin e Vlorës, ku një tjetër ngjarje është shënuar këtë të dielë.

Një gomone e fuqishme është kapur  nga policia pak pas mesditës së sotme në grykëderdhjen e Vjosës.

Sipas informacioneve, gomonia me dy motorë të fuqishëm ishte fshehur në grykëderdhje. Sipas policisë, dyshohet se mjeti do përdorej për transport të lëndëve narkotike.

Nisur nga disa precedentë të kësaj natyre, policia thotë se gomonia e kapur sot ishte më e madhja e kapur kohët e fundit. Ndërkohë policia po kryen hetime për të gjetur pronarët e mjetit ujor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY