FOTO+VIDEO/Kosova 11 vjet shtet, urimet dhe festimet për ditën e Pavarësisë

FOTO+VIDEO/Kosova 11 vjet shtet, urimet dhe festimet për ditën e Pavarësisë

135
0
Shares

Kosova sot shënon 11-vjetorin e Pavarësisë, një datë historike për të cilën është bërë përpjekje dhe mund.

Në kuadër të kësaj dite për në shtatë qendra të Kosovës është nisur Deklarata e Pavarësisë. Një e tillë është vendosur edhe në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Mes urimesh, në Kosovë janë organizuar dhe një sër ceremonish dhe takimesh në kuadër të kësaj dite nga liderët në shtet.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shpërndarë hap pas hapi të gjitha aktivitetet e organizuara, që nga tubimi qëndror i ushtrisë së Kosovës e deri tek fjalimi i tij në Parlament.

Gjithashtu ai ka bërë dhe një vizitë Në Prekaz.

Aty ku buron liria, nderimi është i përhershëm për Jasharajt dhe Kryekomandantin Adem Jashari, të cilët ndryshuan rrjedhën e historisë sonë të re. Komandant, në 11-vjetorin e Pavarësisë, Forca jonë është në rresht me ushtritë e paqes’ thotë Haradinaj.

Tubimi qendror në Sheshin Skënderbeu – parakalimi solemn i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës(drejtpërdrejt)

Publiée par Ramush Haradinaj sur Dimanche 17 février 2019

Ngritja e flamurit të Republikës së Kosovës me rastin e 17 Shkurtit(drejtpërdrejt)

Publiée par Ramush Haradinaj sur Samedi 16 février 2019

Presidenti Ibrahim Rugova shekullin e tij jetësor ia fali Kosovës. Përjetësisht do të qëndrojë në themelet e shtetit tonë sovran.RH

Publiée par Ramush Haradinaj sur Samedi 16 février 2019

Një urim ka patur dhe presidenti Hashim Thaçi, i cili në Facebook shkruan:

“Shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri. Për këtë të arritur të gjithë qytetarët tanë janë meritorë. I falënderojmë të gjithë miqtë tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë! HTH”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY