VIDEO/Dalin pamjet, momenti kur policin e prangosin të veshur me uniformë

VIDEO/Dalin pamjet, momenti kur policin e prangosin të veshur me uniformë

194
0
Shares

Këto janë pamjet në të cilat shihet momenti i arrestimit të policit, Berhan Bajrakurti nga Malësia e Madhe. Ai u vu në pranga pas denoncimit për ngacmimin seksual ndaj një të miture.

Ishte nëna e vajzës ajo që denoncoi fillimisht ngjarjen në media, pasi sipas saj denoncimi në Komisariatin e Koplikut, nuk i ishte marrë pas ndërhyrjes së policit.

Njoftimi i policise:

Shërbimi për Çështjet e Brëndshme dhe Ankesat, (SHÇBA) duke marrë shkas nga publikimi në media i një materiali video ku një punonjës policie shfaqet duke kryer veprime të turpshme, në vleresim te veprimeve paraprake hetimore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe i dyshuar per vepren penale ”Ngacmim seksual”.

Nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar ne ambjent te mbyllur (banesa personale) kjo e dokumentuar nga kqyrja e baneses.

Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe kqyrur aparati i telefonit me te cilin dyshohet se ka kryer komunikimin.

Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas per rastin ne fjale.

Per kete rast po hetohet nga sektori per Krimet Kompjuterike per identifikimin e personit dergues te mesazhit dhe videos qe u dergua per publikim ne medie.

SHÇBA nxit dhe inkurajon personin denoncues apo këdo që ka dijeni për rrethana apo informacione per kete rast apo raste te tjera te  denoncojë duke u garantuar anonimatin dhe dhënien e mbrojtjes së menjëhershme.

SHÇBA falenderon median për bashkëpunimin dhe garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim të qytetarëve duke i nxitur ata të telefonojnë në numrin pa pagesë 0800 90 90 për çdo paligjshmëri që konstatojnë nga punonjës të Policisë së Shtetit.

Arrestimi i SPZ Berhan Bajrakurti

ShkodërShërbimi për Çështjet e Brëndshme dhe Ankesat, (SHÇBA) duke marrë shkas nga publikimi në media i një materiali video ku një punonjës policie shfaqet duke kryer veprime të turpshme, në vleresim te veprimeve paraprake hetimore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe i dyshuar per vepren penale ”Ngacmim seksual”.Nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar në ambjent të mbyllur (banesa personale), kjo e dokumentuar nga kqyrja e banesës.Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe kqyrur aparati i telefonit me të cilin dyshohet se ka kryer komunikimin.Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas për rastin në fjalë.Për këtë rast po hetohet nga sektori për Krimet Kompjuterike për identifikimin e personit dërgues të mesazhit dhe videos që u dërgua për publikim në media. SHÇBA nxit dhe inkurajon personin denoncues apo këdo që ka dijeni për rrethana apo informacione për këtë rast apo raste të tjera të denoncojë duke u garantuar anonimatin dhe dhënien e mbrojtjes së menjëhershme. SHÇBA falenderon median për bashkëpunimin dhe garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim të qytetarëve duke i nxitur ata të telefonojnë në numrin pa pagesë 0800 90 90 për çdo paligjshmëri që konstatojnë nga punonjës të Policisë së Shtetit.

Publiée par SHÇBA sur Lundi 11 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY