Implikimi i policëve në krime, opozita ngre pikëpyetje mbi testin psikologjik

Implikimi i policëve në krime, opozita ngre pikëpyetje mbi testin psikologjik

82
0
Shares

Implikimi i punonjësve të policisë në krime dhe në vepra penale është bërë shkak që deputetët e opozitës të ngrenë shqetësimin në Komisionin e Sigurisë nëse efektivëve të rendit u bëhen teste psikologjike. Kreu i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema, theksoi se testimet zhvillohen rregullisht ndërsa bëri të ditur se pas përfundimit të studimeve efektivat grupohen sipas karakteristikave të këtij testimi por edhe rezultateve që arrijnë në mësime.

Pas ngjarjeve të fundit kriminale ku janë përfshirë punonjës të policisë, deputetët e opozitës kanë vënë në dyshim testimet për efektivat e rendit.

Përfaqësuesit e PD-së i kanë drejtuar pyetje drejtorit të Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema, nëse në këtë institucion kryhen teste psikologjike për efektivat që pranohen në polici dhe nëse punonjësit njihen me Kushtetutën.

Ervin Salianji: A ka te Akademia e Sigurisë një test psikologjik për tu përballur me situata të ndryshme?

Mema tha se testet psikologjike zhvillohen ndërsa pas përfundimit të studimeve të Akademisë bëhet edhe një ndarje e efektivave në grupe.

Bilbil Mema: Ne bëjmë teste psikologjie në polici pasi është një nga kriteret për tu futur në polici por ka shumë vështirësi për të matur me saktësi gjendjen e çdo personi. Kur mbarojnë janë të ndarë se çfarë karakteri i përkasin pasi bëhet ndarje për në terren dhe shikohet si bashkëpunojnë me të tjerët. 

Kreu i Akademisë së Policisë u ndal dhe tek pretendimet për vjedhjen e një teze provimi vitin e shkuar, duke e cilësuar të pamundur një rast të tillë.

Sipas Drejtorit të Akademisë, nga data 1 shkurt janë hapur aplikimet për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit, ndërsa deri tani janë kryer rreth 400 aplikime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY