6 gra të vrara në 1 muaj, shoqatat: Të vendoset dënimi me...

6 gra të vrara në 1 muaj, shoqatat: Të vendoset dënimi me vdekje

132
0
Shares

2019 ka nisur tragjikisht. 6 gra janë vrarë brenda një muaji për motive të ndryshme nga bashkëshortët, ose të afërmit. Shifra konsiderohet alarmante nga shoqatat që janë në mbrojtje të grave.

Sevim Arbana, Kryetarja e Shoqatës “Në dobi të gruas”, e shikon dhunën ndaj grave, e cila po shkon deri në ekstrem, një problem që vjen nga mungesa e edukimit.

Arbana kërkon reagimin e grave të gjithë shoqërisë, por në veçanti të instancave shtetërore, për shtimin e masave mbrojtëse dhe ashpërsimin e ligjit deri në dënimin kapital.

Ndryshimi i strategjisë për mbrojtjen e grave, mos dërgimin e tyre në strehëza, por largimin e burrave agresorë nga shtëpia është një tjetër rekomandim që shoqatat në mbrojtje të grave kërkojnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY