Ronaldo flet para ndeshjes, parashikon fituesin e “El Classico-s”

Ronaldo flet para ndeshjes, parashikon fituesin e “El Classico-s”

81
0
Shares
Soccer Football - La Liga Santander - FC Barcelona v Real Madrid - Camp Nou, Barcelona, Spain - October 28, 2018 Barcelona's Luis Suarez scores their third goal REUTERS/Paul Hanna

Në prag të gjysëmfinales së parë të Kupës së Mbretit, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Realit të Madridit, Ronaldo Nazario ka komentuar “El Classicon” ku ka dhënë mendimet e tij mbi rivalitetin mes gjigantëve spanjoll.

“Është një ndeshje spektakolare. Futbollistët më e mirë të futbollin botëror janë të destinuara për të luajtur këto takime. Atmosfera është e mrekullueshme dhe le të shpresojmë që zotat e futbollit të na dhurojnë një lojë të madhe sonte. Nuk ka asnjë të preferuar. Është një lojë e rëndësishme. Unë kam një histori të veçantë me Madridin dhe shpresoj që Real Madridi të fitojë. Është e qartë se kushdo që është përpara, unë dua që Valladolid të fitojë, por ata janë dy klube të mëdha. Madridi luan shumë mirë, lojë dinamike, kanë lojtarë me eksperiencë dhe kanë lojtarë të rinj. Por nga ana tjetër keni Lionel Messin, me Barcelonën që ka futbollist spektakolarë.”-tha presidenti i Real Valladolid, Ronaldo Fenomeni. 

El Classico i parë i Kupës së Mbretit mes Realit të Madridit dhe Barcelonës do të luhet sonte në mbrëmjen në “Camp Nou” duke nisur nga ora 21:00.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY