Basha krah banorëve të Unazës Re: “Afati i fundit i Ramës është...

Basha krah banorëve të Unazës Re: “Afati i fundit i Ramës është 15 shkurti”

48
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte sot në mbështetje të protestës që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Ai i ftoi ata dhe gjithë qytetarët e tjerë që ti bashkohen protestës së 16 shkurtit.

Sipas Bashës Rama ka afat deri në 15 shkurt, që ti japë zgjidhje krizës me largimin e tij.

Basha: Deri në 15 shkurt Edi Rama ka kohë ti japë zgjidhje politike krizës duke u larguar vetë. Më 16 shkurt koha për fjalë ka mbaruar do të dëgjohet vetëm zëri juaj. Do të veprojë vetëm vullneti juaj dhe vullneti i qytetarëve.

Kryedemokrati Basha kërkoi zgjedhje të parakohshme dhe qeveri tranzitore, ose në të kundër pas 16 shkurtit fjalën do ta kenë vetëm qytetarët.

Basha: Asgjë tjetër përveç zërit dhe vullnetit tuaj nuk do të kumbojë e veprojë prej 16 shkurtit. Deri në 15 shkurt të largohet nga karrigia që i kanë falur kriminalët, ti hapë rrugë zgjidhjes  politike, qeveri transitore, zgjedhje të parakohshme, parlament të qytetarëve, qeveri të qytetarëve. Përndryshe prej 16 shkurtit e tutje ka vetëm një forcë që vendos, forca e qytetarit të bashkuar. Në 16 shkurt mbarojnë fjalët, mbaron koha për fjalët e politikës dhe është koha e zërit të qytetarëve të bashkuar.

LIVE – Protesta e banorëve të Unazës së Re. Opozita qëndron në krah të tyre!

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mercredi 6 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY