DENONCIMI/Zbulohen lidhjet e ‘ekselentes së Ramës’ me PS: Nusja e djalit të...

DENONCIMI/Zbulohen lidhjet e ‘ekselentes së Ramës’ me PS: Nusja e djalit të drejtorit në ministri

337
0
Shares

Të tjera informacione zbulohen për studenten ekselente e cila fitoi punë shteti me anë të ‘Paktit për Universitetin’. Sipas videos që Kryeministri Edi Rama kishte publikuar në mëngjes, vajza tregonte gjithë rrugën për të aplikuar për punë në administratën publike, pa konkurs, por vetëm përmes notave maksimale.

Megjithatë, me një verifikim të thjeshtë në rrjetet sociale, vajza rezultoi jo vetëm që ka mbaruar studimet para disa vitesh, por është edhe një ish-punonjëse në kryeministri, dhe në ministrinë e Ekonomisë.

Në një mesazh në Facebook-un e  ish-kryeministrt  Sali Berisha,  thellohen edhe më shumë lidhjet e vajzës protagoniste në video me PS.

Sipas denoncuesit, ajo është nusja e djalit të Mehmet Hasalamit, aktualisht drejtori i Programeve të Zhvillimit të Minierave në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke shpjeguar kështu dhe “lehtësimin” e saj si studente për t’u punësuar në administratën publike.

DENONCIMI:

Kjo është ekselentja qe punësoi Edvin Kristaq Mashtrimi! sb

Pershendetje doktor. Edi Rama eshte mjeshter teatri. E nxjerr drijona Melevin si studente ekselente qe fitoi punen me konkurs pa mik. Kjo eshte nusja e Devis Hasalamit, djali i Met Hasalamit. Drejtori i Minierave ne ministrine e Energjitikes. Sekseri miliarder i heceve dhe minierave. Kjo goca ka qene e punesuar ne kryeministri para se te mbaronte shkollen. Turp fusin te afermit e kryehajdutave dhe pensionistat e thone meritokraci.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY