VIDEO/Incidentet për Mourinhon nuk kanë fund, ish-trajneri mezi mbahet në këmbë

VIDEO/Incidentet për Mourinhon nuk kanë fund, ish-trajneri mezi mbahet në këmbë

51
0
Shares

Mesa duket ‘fati i keq’ po e përndjek Jose Mourinhon.  Pas largimit nga “Old Trafford”, portugezi po kthehet në qëndër të vemendjes me incidente të pazakonta. Këtë herë ai u bë protagonist gjatë një ndeshjeje hokeji në Rusi.

Organizatorët kishin shtruar një tapet të kuq për ish-trajnerin e Manchester United, i cili ishte ftuar të hidhte topin e hokejit (në formë pllake) në fillimin e sfidës mes SKA dhe Avangard.

Pas këtij gjesti, ai kthehet mbrapsht për të dalë nga pista e akullit, por humbi ekuilibrin dhe u rrëzua sërish, duke bërë që lojtarët të linin topin dhe ta ndihmonin atë të ngrihej, ndërkohë që të pranishmit në sallën e mbyllur të qeshnin pa fund, e të nxirrnin celularët për ta regjistruar.

Ndërkohë që atij i është përsëritur e njëjta ndodhi në “Wembley”, kur ishte duke shkuar për të parë ndeshjen e Anglisë me Spanjën për Ligën e Kombeve, aty ku “Tre luanët” u mposhtën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY