Plagjiatura e Tualant Ballës, nisin hetimet në Rumani: Do ta analizojmë me...

Plagjiatura e Tualant Ballës, nisin hetimet në Rumani: Do ta analizojmë me ashpërsi

194
0
Shares

Në një email për Exit.al, Universiteti ‘Alexandru Ioan Cuza’ në Iasi, Rumani, ka konfirmuar se po heton zyrtarisht plagjiaturën e deputetit socialist Taulant Balla në doktoraturën e tij.

Balla kopjoi pjesë të gjera të studimit Politikë-Bërja në BE: Arritjet, Sfidat dhe Propozimet për Reformë të kopjuara nga Andrea Renda për Qendrën për Studime të Politikave Evropiane në Bruksel.

Në emailin e saj, Lidia Bourceanu nga Departamenti i Marketingut Arsimor i Universitetit Alexandru Ioan Cuza deklaroi:

Meqenëse institucioni ynë i arsimit të lartë mbështet fuqimisht të gjitha procedurat dhe politikat që synojnë të dekurajojnë të gjitha format e vjedhjes intelektuale, mesazhi i është dërguar me një numër regjistrimi (UAIC 1947 / 04.02.2019) dhe do t’i përcillet Komitetit të Etikës për t’u analizuar me ashpërsi dhe profesionalizëm.

Balla është një nga disa zyrtarë të qeverisë që janë denoncuar për plagjiaturë për të marrë  titullin akademik.  Veç Taulant Ballës, për plagjiaturë në punimet shkencore janë akuzuar edhe Blerina Gjylameti, Monika Kryemadhi, Ervin Demo, Mimi Kodheli etj. Kjo nuk e ka penguar kryeministrin Rama nga riciklimi i disa prej tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY