Projekti i Unazës së Madhe, Balluku: Nuk anulohet, askush s’mund të marrë...

Projekti i Unazës së Madhe, Balluku: Nuk anulohet, askush s’mund të marrë peng Tiranën

276
1
Shares

Ministrja e Energjetikës Belinda Balluku rikonfirmoi dhe njëherë faktin se qeveria nuk tërhiqet nga projekti i Unazës së Madhe.

Në një deklaratë për mediat, ministrja tha se shumë shpejt do të ulet në një tryezë  me bashkinë e Tiranës dhe specialistë për të vlerësuar çdo aspekt të projektit të lotit të tretë.

Ministrja e quajti projektin kompleks por se Tirana  nuk mund të merret peng për asnjë arsye.

” Projekti i Unazës së Madhe nuk është i anulueshëm por i korrigjueshëm. Loti i dytë dhe i tretë vazhdojnë sipas procedurave të kryera dhe procesi i shpronësimeve është në vijim. Familje në mes të katër rrugëve qoftë dhe kur nuk kanë titull pronësie nuk lëmë. Prishjet e godinave që pengojnë projektin do vazhdojnë pas asnjë diferencim, tha ministrja.

Kujtojmë se ministrja me ardhjen në detyrë ka bërë disa shkarkime të krerëve të institucioneve në vartësi të saj. Ajo anuloi dhe koncensionin e  aksit rrugor Thumanë-Kashar, i cili ishte përfituar nga ana e kompanisë Gener 2.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1089177267953017/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY