Zjarr në shtëpinë e durrsakëve, asfiksohet familja, mes tyre një fëmijë

Zjarr në shtëpinë e durrsakëve, asfiksohet familja, mes tyre një fëmijë

65
0
Shares

Një zjarr i madh ka rënë në një banesë në Durrës mbrëmjen e djeshme.

Si pasojë e flakëve dhe tymit të madh të krijuar në katin e nëntë të pallatit, dy persona janë asfiskuar. Si shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një dyshek me ngrohje në familjen ku ranë flakët.

Burimet thonë se bëhet fjala për një fëmijë të mitur dhe një djalë në moshën 30 vjeçare.

Dy mjete të repartit zjarrfikës mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e flakëve, ndërsa 4 autoambulanca erdhën për të marrë të lënduarit. Pas marrjes dhe dërgimit në spital të të miturit dhe 30 vjeçarit, dy persona të tjerë janë gjetur në gjendje asfikësie dhe janë dërguar me urgjencë drejt mjekëve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY